Përdorimi i imazhit të presidentit rus Vladimir Putin në një stemë të ekipit të hokejt, Joker Helsink pritet t'i kushtojë shtrenjtë gazetës "Helsingin Sanomat". Kjo pasi drejtues të ekipit të hokejt po bëhen gati të nisin veprimet ligjore kundrejt gazetës.
"Kjo është qartë një kopje e logos tonë, nuk ka asgjë më shumë për të thënë për këtë pikë,"-tha Harry Harkimo, pronari i klubit për "Yle." Mendoj se është e pabesueshme që dikush mund të marrë logon e dikujt tjetër dhe ta ndryshojë atë në çdo mënyrë që ata duan. Nuk mendoj se Helsingin Sanomat do të donte që logoja e tyre të jetë e maskuar me fytyrën e Presidentit amerikan Donald Trump ose kryeministri finlandez Juha Sipilä’, shtoi Harkimo.
Megjithatë, Kaius Niemi, kryeredaktor i "Helsingin Sanomat", pohon se imazhi është thjesht një "version origjinal dhe i pavarur" dhe, pavarësisht ngjashmërive të dukshme, nuk mund të ngatërrohet me simbolin e ekipit të hokejt.
"Ne kemi bërë një artikull të plotë të bazuar në gazetarinë hulumtuese, e cila shpjegon prejardhjen e Jokerit. Sa i përket asaj logoje është e qartë ilustrimi i saj me satirën",-shpjegoi ai.
Artikulli në fjalë studionte lidhjet ruse të Jokerit dhe pretendonte se klubi kishte lidhje me Putin, kjo edhe për shkak se 49% e Jokerit janë në pronësi të investitorëve rus, Boris dhe Roman Rotenberg.