Projekti i rrugës Karposh ka filluar të implementohet vitin e kaluar dhe ishte i ndarë në disa faza të punimeve. Deri para disa kohësh kishte përfunduar asfaltimi i shtresës së parë të rrugës e cila shtresë ishte 8cm mirpëpo për shkak të ndërprerjes së punimeve kjo gjë ishte reflektuar dhe me ankesa të shumta të qytetarëve të cilët e kishin të vështirësuar qarkullimin nëpër këtë rrugë, e sidomos në periudhën e pushimeve të mërgimtarëve.
Por si duket këtij problemi po i vie fundi sepse tashmë ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë të rrugës nga kompania Saba Bellça, kjo është shtresa e dytë Fin, AB; 4cm, gjatësia e kësaj rruge është afërsisht 1200m ndërsa gjerësia është 6m.
Agron Isufi inxhinier i ndërtimtarisë tha që punimet janë duke ecur mirë, nuk ka ndonjë problem dhe poashtu beson që sot do të përfundoj asfaltimi.
Rruga Karposh me këto punime do t'i ofrojë qytetarëve qarkullim edhe më të mirë dhe më të lehtë tani e në vazhdimësi duke qenë se është edhe një arterie shumë e rëndësishme e qytetit të Preshevës.