Sot ka festë në familjen e Remzie Osmanit

Sot nuk është një ditë krejt e zakonshme në familjen Hamzaj.

Vajza e Remzie Osmani feston ditën e saj të lindjes dhe nëna ka zgjedhur disa fjalë për ta uruar publikisht.

Duke qenë se këngëtarja e njohur është aktive në rrjete sociale, tash ka filluar që shpesh të bëjë postime edhe në Instastory, pikërisht aty i ka publikuar dy foto me vajzën e ditëlindjes, Riolën, e cila i ka ngjarë shumë.

Edhe Remzia si shumica e kolegëve të saj këngëtarë, verën e ka pasur të ngarkuar me koncerte, mbrëmje muzikore e dasma.