Publikohet ‘Electricity’, duet nga Dua Lipa, Diplo e Mark Ronson

Sapo u publikua kënga e shumë pritur nga Dua Lipa, Diplo dhe Mark Ronson.

‘Electricity’ titullohet ky projekt muzikor i cili sjell këngëtaren kosovare më të përgatitur se kurrë profesionalisht.

Zëri i magjishëm dhe lëvizjet skenike të saj të cilat vihen re me fokus të veçantë në klip e bëjnë që ky projekt muzikor të jetë edhe më i kompletuar.

Mark Ronson ka zgjedhur pikërisht Duan për këtë projekt i cili sigurisht se pritet të jetë hiti më i madh botëror i momentit.