Kështu deklaroi sot shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq dhe shtoi se nuk e di se çfarë mund të presë nga dialogu i nesërm në Bruksel, në të cilin delegacionet e të dyja palëve do t’i udhëheqin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për TV Prva, ai tha se në Prishtinë mbretëron politika e agonisë dhe se e gjithë Evropa dhe bota bëjnë thirrje për marrëveshje, marrëveshje ligjërisht e obligueshme, ndërsa autoritetet kosovare janë pengesa kryesore për këtë.