Gjelbërim Emini përzgjidhet ‘’Aktori më i mirë'' nga festivali ‘’Etno Fest’’(Foto, Video)

Gjelbërim Emini përzgjidhet ‘’Aktori’’ më i mirë nga festivali ‘’Etno Fest’’ i cili është mbajtur në fshatin Kukaj në Prishtinë...

''Teatri i Qytetit'' të Preshevës ka marurr pjesë në edicionin e tetë të festivalit mbarëkombëtar, festivalit ‘’Etno Fest’’. Në këtë festival Presheva është prezantuar me shfaqjen ‘’Skicuesi’’me regji të Afeida Boriçit nga aktorët Gjelbërim Emini, Gani Veseli dhe Artan Ibishi.

Ky festival kishte karakter mbarëkombëtar ku përveç shfaqjeve nga teatro poashtu kanë prezantuar dhe muze të ndryshëm, muzikë, punime artizanale, letërsi dhe shumë  përmbajtje të tjera kulturore.

Në mesin e 12 çmimeve që janë ndarë gjatë këtij festivali çmimi ‘’Aktori më i mirë’’ i është ndarë aktorit nga ‘’Teatri i Qytetit'' të Preshevës Gjelbërim Emini, i cili thotë se personalisht për të është një nder i madh rrëmbimi I këtij çmimi por në të njëjtën kohë kjo gjë nuk do të ishte arritur po të mos ishte falë kolegëve të tij dhe stafit me të cilin kanë punuar me shumë seriozitet.

Festivali është mbajtur në Prishtinë respektivisht në fshatin Kukaj dhe ka zgjatur nga data 1 deri më 5 shtator.