Me marrjen në pyetje të dëshmitarit Muhamed Zeqiri sot në Gjykatën Penale në Shkup filloi procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.
Në seancën e sotme, të pranishëm janë të gjithë të akuzuarit për këtë rast, si dhe mbrojtja e tyre.
Sot në pyetje duhet të merret edhe dëshmitari Petre Shilegov.
Gjykimi do të vazhdojë edhe nesër me marrjen në pyetje të pesë dëshmitarëve midis të cilëve kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Në seancën e kaluar kanë dëshmuar Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.
Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për kërcënim terrorist të sistemit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.