Stresi i lumtur pranë të dashurës: Kur e ke shpirtin e plotësuar…

Reperi nga Shqipëria, Stresi është pothuajse gjithnjë cak i shtypit mediatik.

Ai tash e sa kohë është në lidhje me bukuroshen Keisi, por që shpesh përflitet edhe për ndarjen e tyre, shkruan lajmi net.

E një video e publikuar nga Stresi dëshmon se dyshja janë duke e shijuar jetën pafund, teksa shfaqen pranë njëri-tjetrit.

“Kur e ke shpirtin e plotësuar senet tjera duken krejt hajgare në këtë jetë”, është mbishkrimi që ia ka vënë videos.

Theksojmë se Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, që duket se i ka rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj.