Ardita Sinani priti në takim sekretaren e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, Celia Sommerstein.

Njoftim: Partia për Veprim Demokratik

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani priti në takim sekretaren e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, Celia Sommerstein.

Gjatë këtij takimi u diskutua për nevojën e qytetarëve të komunës së Preshevës për t’u integrua në institucionet shtetërore, si hap që do të ndikonte në përmirësimin e jetës socio - ekonomike.

Meqenëse jemi në fillimin e vitit shkollor 2018/19, kryetarja Sinani njoftoi sekretaren Sommerstein për problemet e nxënësve Shqiptar të Luginës së Preshevës me tekstet shkollore adekuate në gjuhën amtare.

Gjithashtu u diskutua edhe për problematikën e mosnjohjes së diplomave univerzitare të Republikës së Kosovës dhe mosgadishmërinë e Serbisë në trajtimin serioz të këtij dhe shumë problematikave tjera.

Peshevë, 06.09.2018

Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik