Pas takimit me Hashim Thaçin, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, para pak çastesh ka filluar takimin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kjo është nga konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, përmes llogarisë së saj në Tëitter.
Pas këtij takimi të tij me Mogherinin do t’i takoi të dy presidentët.
Ndryshe nga takimi i Mogherinit me përfaqësuesit e Kosovës, Vuçiq është parë i vetëm në takim.
Pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare, transmeton lajmi.net.
“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar i pari i shteti në llogarinë e tij në Facebook.