Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka folur pas dështimit të takimit të sotëm ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ajo thotë se takimi i radhës mes presidenteve do të vendoset në fund të muajit shtator.
“Besojmë në angazhimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar punën e tyre drejt arritjes së një marrëveshje të detyrueshme ligjore. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të vendoset në fund të këtij muaji”, thuhet në deklaratën e Kocijancicit në twitter.