Eskalon Daçiq, zyrtarët shtetëror të Kosovës i quan “njerëz të çmendur”

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, thotë se pas kërcënimeve që erdhën nga Prishtina këto ditë, tani komuniteti ndërkombëtar mund...

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, thotë se pas kërcënimeve që erdhën nga Prishtina këto ditë, tani komuniteti ndërkombëtar mund të shoh me "çfarë mendjesh duhet të merret Serbia”.

Ai ka marrë guxim që zyrtarët e shtetit të Kosovës t’i quan “njerëz të çmendur”.

“Deklaratat janë të bazuara në tregime imagjinar se gjoja ata duhet t’i japin leje dikujt, edhe pse kjo nuk është paraparë me marrëveshjen e Brukselit dhe për njeriun e paqes, stabilitetit dhe besimit. Gjithçka shihet, ja me çfarë lloj të njerëzve të çmendur kemi të bëjmë”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel. Mirëpo, Thaçi tha se nuk pati refuzim takimi nga Vuçiq dhe se dialogu duhet të vazhdojë.

Për takimin e radhës mes presidentëve pritet të vendoset në fund të këtij muaji njoftoi Bashkimi Evropian