Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se për Ujmanin nuk do të diskutohet asnjëherë me Serbinë.
“Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, ashtu siç nuk do të ketë tërheqje nga asnjë metër e territorit të Kosovës, ashtu do të ndodh edhe me Ujmanin”, ka thënë Pacolli nga Brukseli për Info Magazine.
“Nuk ja vlen as të debatohet, është çështje e panegociueshme”.