Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u përplas për trazirat politike në vend duke bërë kritika të ashpëra ndaj presidentit, Donald Trump.
Ai kritiko edhe republikanët dhe njëkohësisht u bëri thirrje demokratëve të votojnë në zgjedhjet e nëntorit për të rivendosur “ndershmërinë, mirësjelljen dhe ligjshmërinë” ndaj qeverisë.
Në një fjalim në Universitetin e Ilionisit, Obama tha se amerikanët po jetojnë në një “kohë të rrezikshme” dhe akuzoi republikanët për shkatërrimin e aleancave globale duke shkuar pas Rusisë ata shpërthyen deficitin federal.
“Për dy muaj ne kemi mundësinë për të rivendosur një pamje të shëndoshë në politikën tonë”, ka thënë Obama, transmeton Klan Kosova.
“Ekziston vetëm një kontroll për abuzimet e pushtetit dhe kjo është ju dhe vota juaj”.
Të dyja partitë kanë inkurajuar mbështetësit kryesorë që të dalin në votime më 6 nëntor ku demokratët duhet të marrin 23 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe dy vende në Senat për të fituar shumicën në Kongres dhe për të rrëzuar agjendat e Trump.
Zgjedhjet që do të mbahen në nëntor në administratë janë parë si një referendum mbi presidentin Trump, i cili ka përmbushur premtimet e fushatës për të ulur taksat, por ai po përballet me një hetim të zgjeruar për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Obama deri tani kishte hezituar të kritikonte publikisht pasardhësin e tij.
Nëse demokratët do të fitojnë kontrollin e njërës apo të dy dhomave në Kongres në nëntor, ata do të ishin në gjendje jo vetëm që të ndalojnë agjendën e Trump, por edhe të nisin hetime në administratën e Trump.