Vuçiqi paralajmëron vizitë nesër në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili në këto qaste përmes RTS-së po i drejtohet popullit serb për atë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili në këto qaste përmes RTS-së po i drejtohet popullit serb për atë që, siç i ka cilësuar ai, kanë ndodhur në 72 orët e fundit, paralajmëroi se nesër do të vizitojë Kosovën dhe se këtë vizitë do ta nisë në Gazivodë, pavarësisht ndalesave të paralajmëruara nga autoritetet e Kosovës.

Atje, tha ai, shkon me programe të caktuara zhvillimore në interes të, siç është shprehur ai, qytetarëve tanë atje, raporton Koha.net.

Ai fillimisht ka folur për presionet që i janë bërë Listës Serbe që të votojë për shef të delegacionit negociues Kosovës me Serbinë, një, siç ka thënë ai, nga kriminelët e luftës, Fatmir Limajn, për të cilin organet e ndjekjes në Serbi kanë fakte akuzuese.

Ai ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të vazhdojë sepse ndërprerja e dialogut do të kishte pasoja katastrofike për popullin serb e shqiptarë, dhe se Serbia dëshiron paqe e prosperitet në vendin e vet dhe në rajon, transmeton Koha.net. 

I pyetur nëse ka në horizont në zgjidhje të çështjes së Kosovës, Vuçiqi është përgjigjur se “duhet të them sinqerisht, jemi larg zgjidhjes”. Por, ai ka lutur gazetarët që të kufizohen nga pyetje meqë e presin dy ditë të lodhshme të vizitës në Kosovë dhe atje do të kenë mundësi të shtrohen pyetje.

Pavarësisht nga këto ai tha se po i afrohemi fundit të një zgjidhjeje.

Në një pyetje lidhur me deklaron e Albin Kurtit rreth vajzës së tij 16 vjeçare, Vuçiqi tha se e ka merakun për të se nuk mund t’i kushtohet edhe të jetë pranë saj sa herë të jetë e nevojshme.