Ndërmarrja ''Buduqnost'' mbështetë projektin e sanimit të deponisë së mbeturinave në B.L.Norçë (Video)

Ndërmarrja "Buduqnost" mbështetë projektin e sanimit të deponisë së mbeturinave në B.L.Norçë

Me kërkesë të Bashkësisë Lokale të fshatit Norçë drejtuar Ndërmarrjes "Buduqnost" për ndarjen e një sasie të zhavorrit për nevoja të shtrimit të rrugës nga shkolla e fshatit deri tek çezma e Zenelit (përskaj ish deponisë ilegale), udhëheqësia e kësaj ndërmarrje i është përgjigjur pozitivisht kërkesës, duke aprovuar 200 tonë zhavorr.

Përmes kësaj sasie të zhavorrit kemi bërë shtrimin e rrugës në fjalë, e cila tani e tutje do të përdoret si pjesë për ecje dhe rekreacion.

Falë këtij projekti, fshati Norçë po e zgjidhë problematikën e mbeturinave dhe njëherit po integrohet në planin e përgjithshëm të N.P. "Moravica" për grumbullimin e mbeturinave.

BL Norçë falënderon Komunën e Preshevës për financimin e punineve në sanimin e deponisë së egër në afërsi të shkollës së fshatit, që nga një shembull i keq që ishte para pak ditësh, u arrit të bëhet një shembull i mirë i shndêrrimit të deponisë, në një hapësirë të pastër dhe me infrastrukturë të rregulluar, ku përvëç rrugës që është shtruar me zhavorr, është shtruar dhe shtresa e dheut për mbjelljen e gjelbërimit.

Poashtu falënderojmë Ndërmarrjen "Buduqnost" për mbështetjen me sasinë e zhavorrit dhe lusim qytetarët të cilët nuk i kanë nënshkruar kontratat me N. P. "Moravica", t'i nënshkruajnë sa më parë, në mënyrë që tani e tutje mbeturinat të dërgohen në deponinë e qytetit, pasi hudhja e mbeturinave në hapësirat brenda fshatit tashmë është ndaluar.

Për sqarime më të hollësishme dhe asistencë në realizimin e kontratave me NP Moravica, mund t'i drejtoheni anëtarëve të Këshillit të BL Norçë, përkatësisht përfaqësuesit të Lagjes.

#Ta
#mbajmë 
#Norçën 
#tonë
#të
#pastër

Me respekt,
Këshilli i BL Norçë