Hoti përgëzon memorialin “Ibrahim Rugova” në Malaj të Rugovës

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar ndërtimin e kompleksit memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në Malaj të Rugovës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar ndërtimin e kompleksit memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në Malaj të Rugovës.

Në një postim në llogarinë e tij të Facebook-ut, Hoti ka shkruar se kompleksi është përuruar në ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtatorë.

“Përgëzime Shoqatës Sali Cekaj për përkushtimin në ndërtimin e këtij kompleksi, që do të bëhet vend i rëndësishëm për vizitë për të gjithë ata që do të shkelin në Bjeshkët e Rugovës”, ka shkruar Hoti.