Vucic: Jam i lumtur që ndodhem në Kosovë, ndihem mrekullueshëm

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekullueshëm”. Këto janë fjalët e para të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në vizitën e tij dyditore

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekullueshëm”. Këto janë fjalët e para të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në vizitën e tij dyditore në veri të Kosovës të cilën e ka nisur në Zubin Potok.

Siç raporton Tanjug, Vuçiqi u ndal për t’i thënë këto fjalë kur vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.