Një 26 vjeçar, ka humbur jetën papritur ndërsa ra në tokë kur po aplikonte talentin e tij të rrezikshëm, lëvizjet në rrokaqiell 62 katëshe.
Ngjarja ka ndodhur në Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan.
Momenti shokues u nda edhe për publikun, ndërsa mediat kineze po hedhin kritika ndaj sistemeve të live transmetimit online, si Live Stream, pasi duke qenë se Wu Yongning mori famë ndaj tyre, ai pësoi nxitje të pakëndshme dhe humbi jetën e tij në këtë mënyrë.
“Nga ndërveprimet e tij me audiencën e tij, duket se ai me të vërtetë ka fituar vëmendjen”, thuhet më tej në njoftimin e lëshuar.
“Por me të gjitha pëlqimet dhe komentet, ai mbivlerësoi aftësitë e tij dhe më në fund humbi jetën për shkak të asaj ndjenje. Sikur Wu të mos ishte kaq i popullarizuar në aplikacionet (live streaming), ai ndoshta nuk do të kishte vdekur” përfundon shtypin editoriali kinez