Thaçi takon sot liderët e Luginës së Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të takohet me liderët politikë të Luginës së Preshevës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të presidentit.

Thaçi dhe liderët e Luginës së Preshevës, pas takimit, pritet t’u drejtohen mediave me një konference të përbashkët.