Erdogan bën thirrje për njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Palestinës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka nxitur liderët të shteteve myslimane ta njohin Jerusalemin si “kryeqytet të okupuar të shtetit të ...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka nxitur liderët të shteteve myslimane ta njohin Jerusalemin si “kryeqytet të okupuar të shtetit të Palestinës”.

Gjatë një fjalimi në samitin e Organizatave Islamike për Bashkëpunim, ai ka thënë që vendimi i SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit ishte pa forcë ligjore.

Erdogan gjithashtu drejtoi akuza ndaj Izraelit duke e quajtur “shtet të terrorit”.

Lideri i Palestinës, Mahmoud Abbas ka thënë që SHBA-të kanë “diskualifikuar veten në përmbushjen e rolit në procesin e paqes”.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të SHBA-ve në proceset e paqes. Ata kanë dëshmuar anshmërinë e plotë në favor të Izraelit” ka thënë Abbas në këtë samit.