Ata ia kanë dorëzuar atij një draft-rezolutë që kërkojnë që ta votojë Kuvendi i Kosovës në mënyrë që komunat e Luginës të mund t’i bashkohen Kosovës, njofton Klan Kosova.
Vet Thaçi ka thënë se duhet unitet politik brenda Kosovës, që komunat Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bashkohen me territorin e Kosovës.
“Përfaqësuesit e Luginës së kanë prezantuar sot idenë e nxjerrjes së një rezolute që e kanë dorëzuar te presidenti, kryetari i kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare të të gjitha subjekteve që kuvendi i Republikës së Kosovës ta nxjerrë një rezolutë që e bënë të qartë mbështetjen që Lugina të bashkëngjitet me Kosovën”, ka thënë Thaçi në konferencë.
“Do të kemi takime edhe në të ardhmen. Është momentum që duhet ta shtyjmë përpara dhe vetëm të bashkuar mund ta realizojmë këtë objektivë”.