Mediat serbe që kontrollohen direkt nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq kanë mbushur sot faqet e tyre me tekste kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.
Blic’ dhe ‘Kurir’ shkruajnë se Veseli është lideri që ka tentuar të kundërshtuar ardhjen e Vuçiq në Kosovë. Madje sipas mediave atje Kadri Veseli është njëri prej njerëzve më të fuqishëm politikisht në Kosovë dhe ai ka ndikuar që të bllokohen rrugët që qojnë për në Banjë ku kishte planifikuar të shkojë presidenti serb, por nuk u lejua nga protestues banorë të Skenderajt.
Për Veselin ka folur edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
Stefanoviq thotë se Veseli “ka pasur probleme me dëgjim ose me përkthim”, kur ka folur për deklaratat e Vuçiq e të cilat I ka qujatur retorike e ngjashme me atë të Millshoviqit.
“Pyes para se gjithash Kadri Veselin nëse ka problem me dëgjim ose kishte përkthyesin e keq, pasi nuk ekziston asnjë fjali e vetme e Vuçiqit gjatë qëndrimit në Kosovë, e cila mund të vlerësohet si një retorikë lufte”, tha Stefanoviq për Tanjug.