Modelja ‘zebër’ nga tani ‘engjëll’ i Victoria’s Secret

Winnie Harlow është modelja më e veçantë në botë.

Kjo për shkak të ngjyrës së lëkurës, pasi ajo posedon të ashtuquajturin vitiligo,  që e bën të ketë dy ngjyra.

Lëkura dyngjyrëshe bëri që ajo ta marrë epitetin “modelja zebër”, por ky fakt nuk e ka penguar t’i ndalen sukseset, pasi është emër shumë i kërkuar në pasarelat e modës.

Winnie është përzgjedhur nga “Victoria’s Secret”, për sfilatën që do të mbahet gjatë muajit nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur  modelja përmes një postimi në Instagram, ku falënderoi të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë deri këtu.