Tri kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për Kosovën

Rezolutë, Fond të Solidaritetit dhe pjesëmarrje në dialogun me Serbinë, janë tri kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për Kosovën.

Liderët e tri komunave të banuara me shqiptarë në jug të Serbisë: Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kanë paraqitur sot tri kërkesat e tyre drejtuar Presidentit, Hashim Thaçi.

Pas takimit me Thaçin, në emër të përfaqësuesve të tri komunave të Luginës së Preshevës, foli kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai tha se kanë paraqitur tri kërkesa.

Fillimisht, si pikë e parë, ai lexoi rezolutën të cilën kërkoi të miratohet nga tëgjitha partitë shqiptare në Kuvendin e Kosovës, e cila mbështet kërkesën e përfaqësuesve të këtyre komunave për t’u bashkuar me Kosovën.

E dyta, tha se kanë kërkuar nga Thaçi që liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e ekipit negociator. Dhe e treta, kërkuan të themelohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit për qytetarët e Luginës nga Kosova dhe Shqipëria.