Thaçi: Përfaqësuesit e Luginës të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesit nga komunat e Luginës së Preshevës.

“Mund të them lirisht se sot zhvilluam edhe një takim tepër të mirë dhe shumë produktiv dhe jashtëzakonisht domethënës me substancë për angazhimin dhe prioritetin për të ardhmen mes Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit”, ka thënë Thaçi në konferencë të përbashkët me përfaqësuesit e Luginës, njofton Klan Kosova.

“Tanimë është e qartë që vullneti i deklaruar i shqiptarëve të Luginës, nuk është vetëm dëshirë por edhe vullnet, është instutcionalizuar përmes kryetarëve të komunave, shoqatave, tek institucionet e Kosovës për bashkëngjitje me Kosovën. Këtë të drejtë Presidenti i Kosovës e ka mbështetur plotësisht dhe botërisht”.

“Dje e ka mbështetur fuqishëm, sot e mbështes dhe do të punoj edhe më fuqishëm që kjo e drejtë të realizohet. Do të bëjmë përpjekje maksimale që me proces paqësor për arritjen e marrëveshjes që kjo çështje të përmbyllet një herë e përgjithmonë dhe kjo padrejtësi historike të korrigjohet”.

Thaçi ka thënë se edhe përfaqësuesit e Luginës do të jenë pjesë e dialogut në Bruksel.

“Aktualisht Lugina është kauzë e përbashkët dhe mund ta realizojmë vetëm bashkërisht. Në kuadër të kësaj do të punojmë që edhe përfaqësuesit e Luginës të jenë pjesë e participimit jo vetëm në institucionet por edhe në dialogun Kosovë-Serbi”.

“Në anën tjetër do të jemi afër qytetareve në Luginë, me mundësitë që kemi si shtet dhe mirëpres idenë e tyre të përbashkët që institucionet të jenë më aktive”.

Thaçi ka thënë se për çështjen e Luginës së Preshevës është momenti që t’u ngritur të gjithë mbi interesant personale dhe partiake.