Ata shkuan në Prishtin për t'ja paraqitur Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, dhe gjithë partive politike të Kosovës një draftrezolutë që kërkohet bashkimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës dhe përfshirja e tyre në bisedimet finale mes Kosovës dhe Sërbisë.
Në këtë takim ishin të pranishëm gjithë liderët politik të Luginës së Preshevës,perfshirë deputetin popullor Fatmir Hasani dhe kryetarin e OVL të UÇPMB-së z.Nazmi Hajredini
Pas takimit me z.Thaçi ata mbajtën një konferencë për media ku z.Thaçi tha: "Mbështesim kërkesën e shqiptarëve të luginës së Preshevës për bashkagjitje me Kosovën dhe shpresoj se kjo një zëri do të mbështetet nga parlamenti i Kosovës".
Këtë draftrezolut e lexoi në tërësi Kryetari i Komunës së Preshevës z Shqiprim Arifi dhe e ftoi presidentin Thaçi që të vijë të vizitojë Preshevën.
Në këte konferencë për media para gazetarëve folën edhe liderë tjerë politik si kryetari i komunës se Bujanocit z.Shaip Kamberi,
kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa, dhe zonja Ardita Sinani kryetare e degës së PVD-së dega në Preshevë.
Liderët politik të Luginës së Preshevës shpresojnë se kjo kerkesë e tyre te marrë drit jeshile dhe të miratohet nga gjith deputetët e parlamentit të Kosovës