Presidenti i Kosova, Hashim Thaçi, ka thënë se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq që për dy ditë qëndroi në Kosovë ka qenë kontradiktor në fjalimin e tij në Mitrovicë.
“Dëgjuam fjalë për paqe dhe arritjen e marrëveshjes por edhe një rrëfim për Kasapin e Ballkanit”.
“Vlerësoj se të dyja këto nuk shkojnë bashkë. Vlerësoj se ishte pozicion i gabuar dhe aspak i nevojshëm dhe ndihmues për krijimin e një atmosfere për negociata”, ka thënë Thaçi në konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.
“Kur përmendet Millosheviq, përmendet e keqja më e madhe pas përmbylljes së nazizmit në Evropë”.