Pse s’u prit Vuçiqi në Jarinë nga kryetari i Kosovës dhe a mund të shkojë Thaçi i vetëm në Preshevë

Opozita në Serbi vazhdon ta kritikojë vizitën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë

Opozita në Serbi vazhdon ta kritikojë vizitën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, 

Për liderin e të Majtës në Serbi dhe ish-bashkëbiseduesin e Edita Tahirit në të ashtuquajturat “biseda teknike” në Bruksel, Borko Stefanoviqin, fjalimi i Vuçiqit në Kosovë nuk ka qenë as historik dhe as i vërtetë, por vetëm propagandë dhe cirk i zbrazët.

Bllokimin e rrugës së Vuçiqit për të shkuar në Banjë, Stefanoviq e ka quajtur të rrezikshëm.

Po kështu është shprehur edhe për ridefinimin e kufijve, sepse, sipas tij, ai nuk i zgjedh problemet e serbëve në Kosovë.

Për ish-zyrtarin e lartë të Serbisë adresimi me telefon i Vuçiqit banorëve të Banjës në Skenderaj, është ridefinim kufijsh, përcjell n1.

“E patë se adresimi me telefon është pasqyrë e ridefinimit – mund të shkohet deri në Banjë e jo më tej. Serbët në Kosovë patën rastin të shohin si duket vizioni i Thaçit dhe i Vuçiqit për Kosovën deri këtu mund të shihni e të shihni e prej këtu vetëm të dëgjoheni”, tha ai.

“Po të ishte Kosova shtet, siç po pohohet, atëherë Vuçiqin në Jarinë do ta priste Thaçi si kryetar i Kosovës dhe pastaj bashkë do ta vazhdonin vizitën. Po të ishte Presheva e ndarë nga Serbia, atëherë kjo do dëshmohej me shkuarjen e Thaçit në Luginë pa Vuçiqin”.