Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini njoftoi të premten se gjatë shtatorit do të ketë takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi u tha se do të mbahej në kuadër të dialogut të Brukselit, mirëpo burime të agjencisë serbe ‘Tanjug’ thonë se takimi nuk është i sigurt se do të ndodhë.
Sipas këtyre burimeve problem mund të jetë korniza kohe por edhe justifikimi i takimit,
Ndërkohë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka thënë se nuk është një dështim nëse nuk ka marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2019, siç tregohet në projekt-strategjinë për Ballkanin Perëndimor.
E pyetur nëse një ndryshim i kufijve është një opsion për një zgjidhje të përhershme, ajo vuri në dukje se BE ka theksuar shumë qartë parimet e negociatave.
Kocijanciç gjithashtu theksoi se BE-ja ka rritur angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu ka hyrë në një fazë të dytë më dinamike por që nuk duhet të ketë diskutime për afatet e mundshme