Z.Arifi flet për takim me prisidentin e Kosovës z.Hashim Thaçi

Z.Arifi flet për takim me prisidentin e Kosovës z.Hashim Thaqi

Në takimin e dytë të punës me presidentin e Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçin, tanimë përmes një kërkese me shkrim e institucionalizuam vullnetin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për tu bashkuar me Kosovë. Këtë kërkesë ja adresuam Presidentit, Kryeminsitrit, Kryetarit të Kuvendit si dhe kryetarëve të partive dhe grupeve parlamentare. Kërkuam që Kuvendi i Republikës së Kosovës të aprovojë një rezolutë me të cilën mbështet vullnetin tanë për bashkim me Kosovën.

Përveç kësaj edhe njëherë theksuam kërkesën tonë lidhur me tërësinë teritoriale të Luginës kundrejt zgjidhjes së mundshme të statusit tonë.

U bisedua edhe për idenë time të krijimit të fondit të Solidaritetit, ide e cila u mbështet nga Presidenti dhe gjjthashtu edhe u prezantua kërkesa e pjesëmarrjes sonë institucionale në dialog.