Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa flet pë takimin me presidentin z.Hashim Thaçi (Rezoluta)

Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa flet pë takimin me presidentin z.Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme me presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi diskutuam lidhur me qasjen, ecurinë dhe vazhdën e angazhimeve të përbashkëta për Luginën e Preshevës.

Nisma që filloi Partia Demokratike Shqiptare lidhur me organizimin e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptare, që pasoi me miratimin e Deklaratës Politike të 14 korrikut 2018 në Bujanoc e cila është përkrahur nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, partive politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, riktheu shpresën për shqiptarët e Liginës së Preshevës.

Në takimin e sotëm me presidentin e Republikës së Kosovës , si përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës bashkarisht iu drejtuam të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës,, kryetarëve të subjekteve politike shqiptare si dhe kryetarëve të të gjitha grupeve parlamentare, me kërkesë që në një periudhë sa më të shkurtër kohore, ta miratojnë një Rezolutë në Kuvendit e Kosovës përmes së cilës do ta përkrahin vullnetin tonë politik, të shprehur në Referendumin e 1 e 2 Marsit 1992 për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovë.

Presidenti Thaçi, rikonfirmoi edhe njëherë se është I përkushtuar që vullnetin e shprehur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkangjitje me Kosovë, ta jetësoj edhe përmes parlamentit të Republikës së Kosovës si dhe me Referendum popullor të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, kryetari i PDSH-së zhvilloi një takim me zv. Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Fatmir Limaj i cili nga qeveria e Republikës së Kosovës është emëruar si kryesues i ekipit negociator në kuadër të dialogut për normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, ku bashkarisht u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm politik si dhe me kërkesën për miratimin e Rezolutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, ku Presheva, Bujanoci dhe Mevdvegja të jenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.