Bashkësia lokale e fshatit Raincë do të pajiset me ''Rampë'' automatike (Video)

Ka disa ditë që në bashkësinë lokale të Raincës kanë filluar punimet në hekurudhën e cila kalon nëpër kët fshat...

Ky vendkalim prej kohësh ka përbërë një problem si për banorët e kësaj bashkësie lokale por edhe banorë të tjerë, ku është shoqëruar dhe me raste të shumta të fatkeqësive për shkak të dukshmërisë së vogël që siguronte pamja përpara hekurudhës.

Në kohën kur është bërë rekonstruimi i hekurudhës Levosovë - Bukuroc është dashur që të përfshihej edhe vendosja e kësaj ''Rampë'' gjë e cila nuk është marrur parasysh edhe pse lëvizja e trenave është përshpejtuar nga 45km/h në 95km/h.

Pas insistimeve të shumta që janë bërë nga ana e komunës drejtuar Beogradit respektivisht Hekurudhave të Republikës së Serbisë më në fund kjo kërkesë është aprovuar dhe punimet kanë filluar.

Xhelal Hasani udhëheqës i Drejtorisë për punë komunale, ndërtimore dhe banesore tha që punimet deri më tani janë zhvilluar normalisht dhe është parashikuar që të përfundojnë për një muaj.

Nëpërmjet kësaj ''Rampe'' automatike do të garantohet siguria e kalimtarëve dhe sigurisht që rastet e fatkeqësive nuk do të përsëriten në të ardhmen.