Në rrugët e qytetit ka filluar vendosja e ''policëve të shtrirë'' (Video)

Në rrugët e qytetit ka filluar vendosja e ''policëve të shtrirë''...

Si pasoj e kërkesave të shumta të qytetarëve drejtuar komunës për rritjen e sigurisë së këmbësorëve këto ditë ka filluar dhe aksioni për vendosjen e policëve rrugorë, ku kjo gjë do të garantojë sigurinë e qyetarëve në përgjithësi e të fëmijëve në veçanti.

Drejtoria për punë komunale, ndërtimore dhe banesore këto ditë ka filluar vendosjen e pengesave fillimisht në afërsi të shkollave dhe pastaj edhe në rrugët më të frekuentuara të qytetit.

Ky aksion është edhe një vazhdimësi  e masave të ndërmarrura nga komuna siç ka qenë dhe vendosja e shenjave në rrugë për të shtuar kujdesin e shoferëve në zonat pranë shkollave.

Xhelal Hasani udhëheqës i Drejtorisë për punë komunale, ndërtimore dhe banesore tha që këto masa po ndërmerren për të siguruar këmbësorët e në veçanti nxënësit fillimisht afër shkollave dhe në zonat më të frekuentuara edhe pse kërkesat e qytetarëve kanë qenë shumë më të mëdha.

Pas vendosjes se këtyre pengesave pritet që të kenë efekt të madh si tek shoferët poashtu edhe tek këmbësorët, mirëpo është vetëdija ajo e cila duhet të ndryshojë tek qytetarët pasi që përgjegjësia më e madhe është prap tek të gjithë.