Pesë këngët e Ritës u dëgjuan mbi 1.2 miliardë herë në Spotify

Sukseset e Rita Orës nuk kanë të ndalur.

Këngët e Rita Orës po dëgjohen në të gjitha platformat, ndërsa tani ka zbuluar një rekord të ri.

Gjatë këtij viti, këngëtarja është dëgjuar plot 1.279 miliardë herë në kanalin “Spotify” me pesë projektet e saj.

Kënga “Your Song” është dëgjuar  plot 352 milionë herë, dueti “Lonely Together” me Aviciin plot 262 milionë, kurse kënga tjetër solo “Anywhere”, 196 milionë herë.

Bashkëpunimi me Liam Payne, “For you” kalon shifrën e 196 milionë klikimeve, ndërsa “Girls”, këngë të cilën e solli në duet me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexhën, është dëgjuar plot 79 milionë herë.

Kujtojmë që Rita Ora është duke punuar rreth projekteve të reja, të cilat do t’i publikojë shumë shpejtë.