Reagon Stankoviq pas takimit të djeshëm të liderëve të L.Preshevës me presidentin Thaçi: ''Të drejtat tuaja kërkojini në Serbi''

‘’Kur thoni kaq lehtë që jeni nacionaliteti më I diskriminuar, atëher mesiguri e dini që ajo retorikë e rëndë gjithmonë paralajmëron probleme ...

Kryetari I ‘’Trupit Koordinues’’ ka thënë që tashmë I’a ka bërë me dije përfaqësuesve të shqiptarëve nga këto komuna për të disatën herë që ata nuk janë temë e biedimeve në Bruksel dhe që ata janë ‘’qytetarë të Republikës së Serbisë’’dhe që problemet e tyre ashtu si deri më tani t’i zgjedhin me organet përkatëse të vendit në të cilin jetojnë.

Me rastin e deklaratave politike të liderëve gjatë konferencës së djeshme për media në Prishtinë, Staknoviq ka thënë që retorikat e rënda çojnë drejt mjegullimit të qytetarëve të zakonshëm dhe që është shumë e pa popullarizuar.

‘’Kur thoni kaq lehtë që jeni nacionaliteti më I diskriminuar, atëher mesiguri e dini që ajo retorikë e rëndë gjithmonë paralajmëron probleme dhe kualifikime të këqija në shtettin në të cilin jetoni. Nësë kjo për juve nënkupton që duhet të keni trajtim të veçantë atëher mesiguri e dini që ju këtë e keni në Serbi, si dhe kujdesin e shtetit e cila e repekton Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ligjet dhe konventat për të drejtat e pakicave kombëtare të cilat investojnë në ato tre komuna mjete dhe mundi në mënyrë që qytetarët të jetojnë sa më mirë. Kur gënjeni se në një vend tjetër do të ndjeheshit më mirë, atëher duhet të jeni të vetëdijshëm çfarë lojë politike po luani dhe për kë, si dhe çka mund të fitoni e çka të humbisni. Duhet gjithashtu të jeni të vetëdijshëm edhe se si fjalët tuaja reflektojnë tek qytetarët e tjerë të Serbisë’’, ka thënë Stankoviq dhe ka shtuar që jeta dhe politika janë proces i vazhdueshëm i marrjes së vendimeve dhe përgjegjësisë.

‘’Zemra e një politikani duhet të jetë në kokë. Çdo lider duhet që para së gjithash të bëjë kujdes që të mos krijojë tensione aty ku nuk ka nevojë’’, ka thënë Stankoviq.

‘’Dëgjova dje që në konferencën e përmendur për media nga njëri nga liderët politik të shqiptarëve nga komuna e Preshevës, që ideja e kufijve nuk është e Thaçit mirëpo e shqiptarëve nga Presheva që në vitin 1992. Kur në fakt po i njëjti politikan në një kohë të mëparshme ka deklaruar që është koha që ti vendoset pikë historisë së ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe që Presheva dhe komunat e tjera shqiptare në jug tëSerbisëtë ardhmen e tyre duhet ta kërkojnë përbrenda Serbisë’’, (intervsita në gusht 2016), ka shpjeguar Stankoviq.

Stankoviq ka theksuar që pa marrë parasysh rrethanave në Serbi do të kenë një bashkëpunëtor kontstrukti v i cili do tia shtrijë dorën për ti ndihmuar.

Të gjithë liderët politikë nga komuna e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës e dinë shumë mirë që problemi më i madh në këto komuna dhe ajo që i intereson seriozisht njerëzve të zakonshëm është papunësia. Trupi Koordinues do të vazhdojë ashtu siç ka bërë deri më tani së bashku me organet shtetërore të Republikës së Serbisë do të punojë në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës të qytetarëve në këto komuna’’ ka deklaruar Stankoviq.

Kryetari I Trupit Koordinues ka potencuar që në këto tre komuna në jug të Serbisë, që siguria është stabile, dhe që nuk ka tensione dhe përballje ndërmjet komuniteteve të nacionaliteteve të ndryshme.