Pas një ndërprerje prej pesë muajsh sot Kuzhina popullore ka filluar me punë përsëri projekt ky që po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës.
Në rihapjen e Kuzhinës popullore ishin edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal si kryetari i Komunës z.Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, drejtori i Qendrës për punë sociale z.Liridon Latifi si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të kryetarit të Komunës.
Fillimishtë kryetari i Komunës i përcjellur nga të gjithë vëzhguan objektin e ''Kryqit të kuq'' në Preshevë për të parë se në çfarë kushte punohet ku dhe diskutonin për nevojat që duhet plotësuar për të qenë sa më funksional ''Kryqi i Kuq në Preshevë''.
Projekti për furnizim të familjeve në nevojë është i pa afatizuar ku përmesë këtij projekti të gjitha ato familje të cilat janë me kushte më të vështira do të kenë mundësi të marrin një vakt në ditë, rëndësia e Kuzhinës popullore është e veçantë, ku në të ardhmen ne jemi duke planifikuar që një pikë të shpërndarjes ta sigurojmë për në Malësi të Preshevës, kështu u shpreh z.Arifi gjatë prononcimit të tij.
Sekretari i ''Kryqit të Kuq'' z.Amet Alimi e faleminderon kryetarin e komunës në rihapjen e Kuzhinës popullore tashmë kuzhina do të jetë në funksion pesë ditë në javë duke filluar nga ora 10:00 deri ora 14:00.
Kuzhina popullore përkujdeset për 400 familje në komunën tonë ku në vazhdim pritet që ky numër të rritet.