Një total prej 276 personave, disa prej tyre të mbijetuar të këtyre përmbytjeve, janë kthyer sërish tek autoritetet e Libisë më 2 shtator, ka thënë kjo organizatë bazuar në disa intervista.
Organizata ka thënë më 10 shtator se grupi është duke u mbajtur në “ndalim arbitrar”.
Sipas informacioneve, pjesëtarët e së njëjtës kanë trajtuar të mbijetuar, në mesin e të cilëve ka pasur, gra, fëmijë dhe foshnje.
Disa nga ta janë trajtuar nga djegiet e karburantit dhe disa të tjerë nga pneumonia për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë.
Bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më shumë se 1,500 migrantë kanë vdekur derisa kanë tentuar të kalojnë Detin Mesdhe, deri në këtë periudhë të vitit.