K.F. ‘’Lugina’’ zyrtarisht lidhë marrëveshje me agjension për transferim të lojtarëve në Gjermani (Video)

Klubi futbollistik ‘’Lugina’’ ka zhvilluar një takim me disa përfaqësues të futbollit të cilët veprojnë dhe punojnë në Gjermani.

Ky takim vjen si rezultat i interesimit që talentët e rinjë të cilët ndjekin shkollën e futbollit  ‘’Lugina’’ në të ardhmen të  transferohen për në Gjermani.

Z.Besnik Tahiri me 2 bashkëpuntor nga Gjermania ishin në Preshevë për të diskutuar rrethë transferimit të lojtarëve për në Gjermani.

Interesimi i klubit tonë është kryesisht nga mosha 14 vjeçare dhe më tutje, ku qëllimi i vetëm i ynë është që sa më shumë talente të zbulohen dhe të bëhen pjesë e klubeve më të mëdha në Gjermani, kështu u shpreh menaxheri i liçencuar i FIFA-s dhe UEFA-s z.Besnik Tahiri.

Falë kryetarit të Komunës z.Shqiprim Arifi erdhëm deri tek njoftimi me klubin futbollistik ‘’Lugina’’ ku z.Tahiri bëri edhe apel të gjithë klubeve shqiptare që të punojnë më shumë dhe të trajnohen më shumë fizikisht në mënyrë që të jenë më të përgatitur për të qenë pjesë e klubeve më të mëdha jashtë vendit.

Çdo talent i Luginës së Preshevës do të ketë mundësi prova në Arenën Europiane vetëm me ndërmjetësimin e klubit futbollistik ''Lugina''.