‘’Këshilli për të drejtat e njeriut’’ dhuron donacion të lodrave për Entin parashkollor (Foto, Video)

Enti parashkollor ‘’8 Marsi’’ në Preshevë ka pranuar një donacion me lodra nga ‘’Këshilli për drejtat e njeriut’’...

Enti parashkollor ‘’8 Marsi’’ në Preshevë ka pranuar një donacion me lodra nga ‘’Këshilli për drejtat e njeriut’’ të cilët kanë aplikuar si grup joformal në konkursin e shpallur nga Fondacioni Ana dhe Vllade Divac.

Vlera e këtij projekti është 200.000 dinarë dhe lodrat janë të dedikuara për fëmijët e Entit Parashkollor.

Enkel Rexhepi përfaqësues i grupit ‘’Këshilli për të drejtat e njeriut’’ tha që kjo është një ndihmesë modeste me aq sa kemi pasur mundësi që t'i ofrojmë fëmijëve kushte më të mira për të kaluar kohën dhe për të mësuar.

Drejtoresha e Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ Sinavere Shaqiri, ka mirëpritur këtë donacion dhe ka shprehur mirënjohjen e saj sa i përket këtyre lodrave sepse në një mënyrë plotësojnë edhe nevojat e fëmijëve dhe në të njëjtën kohë i japin mundësinë edhe mësuesve që të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

I njëjti kënd i lodrave është siguruar edhe për paralelen ‘’8 Marsi’’ që gjindet pranë shkollës fillore ‘’Prof.Ibrahim Kelmendi’’.