Aksident në Preshevë përfshihen dy automjete (Foto)

Sot në orët e pastidës në rrugën e vjetër që të shpie në komunën e Bujanocit ka ndodhur një aksident komunikacioni...

Sot në orët e pastidës në rrugën e vjetër, që të shpie në komunën e Bujanocit ka ndodhur një aksident komunikacioni ku në  këtë aksident janë përfshi dy makina, një golf 4 edhe një opel astra.

Te automjeti golf 4 gjindeshin një  burrë dhe dy gra ndërsa te tjetri automjet i tipit opel astra gjindeshin dy persona të  nacionalitetit serb mashkull dhe femër.

Aksidenti ka ndodhur rrethë orës 3 e gjysëm, në vendngjarje ka qenë prezent tekniku Fitor Abdullahu i cili i ka ofruar ndihmën e parë derisa në vendgjarje kanë arritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Arsyeja e aksidentit ka qenë tymi për shkak të djegjes së barit në livadhet përskaj të rrugës, si pasojë e kësaj është pamundësuar pamja e rrugës dhe ka ardhur deri tek aksidenti.