Zyrtare, Edi Rama mbetet fillikat

Tashmë është zyrtare, kryeministri Edi Rama ka mbetur i vetëm.

Tashmë është zyrtare, kryeministri Edi Rama ka mbetur i vetëm.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka finalizuar atë që kishte paralajmëruar më herë gjatë kësaj të marte, largimin nga koalicioni me PS-në dhe nisjen e bisedimeve për të shkuar në opozitë.

Idrizi e ka bërë zyrtar lajmin gjatë Këshillit Kombëtar të PDIU-së, ku ndër të tjera tha se Rama e përdori partinë që ai drejton si një çakmak për të rritur temperatura mes Shqipërisë e Greqisë.

“Edhe unë kam bërë gabimet e mia. Edhe unë kam gabuar. Pasi mendova dhe besova se do e çonim para kauzën tonë me këtë maxhorancë. Por skam besuar se dikush mund të luante me fatet e pushtetit. Nuk e mendova se ne do ishim çakmak për rritjen e temperaturave dhe për të arritur marrëveshjen. Do doja që mos të ishte e vërtetë, ndaj ky është faji im”, tha Idrizi