Haxhiu: Marrja e Luginës është ide e çmendur (Video)

Gazetari Baton Haxhiu ka folur për çështjen më të përfolur të javëve të fundit në vend, atë të shkëmbimit të mundshëm të territoreve mes Kosovës ...

Gazetari Baton Haxhiu ka folur për çështjen më të përfolur të javëve të fundit në vend, atë të shkëmbimit të mundshëm të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Në emisionin “Pressing”, ai ka komentuar idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” me shtetin fqinj.

Haxhiu ka thënë se marrja e Luginës së Preshevës nga ana e Kosovës është “ide e çmendur”.

Presidenti Thaçi që disa javë po flet publikisht për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën.