Enti parashkollor ‘’8 Marsi’’ ka filluar me proçesin e rregullt mësimor (Video)

Që në muajin gusht kanë filluar përgatitjet e Entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ ku janë bërë gëlqerosje, dezinfektim...

Me ardhjen e muajit shtator edhe fëmijët parashkollor i’u janë drejtuar bankave shkollore duke filluar dhe një fazë të re të jetës së tyre siç është ai i adaptimit me institucionet shkollore dhe rrethin e ri shoqërorë.

Që në muajin gusht kanë filluar përgatitjet e Entit parashkollorë ‘’8 Marsi’’ ku janë bërë gëlqerosje, dezinfektim, janë pajisur me materialet e nevojshme në mënyrë që nxënësit të fillojnë me kohë procesin mësimor dhe të mos kenë pengesa në zhvillimin e orëve mësimore, thotë drejtoresha e Entit parashkollor ‘’8  Mars’’ Sinavere Shaqiri.

Trendi i  zvogëlimi të nxënësve këto vite të fundit vazhdon të ketë rënie edhe në këtë institucion thotë znj. Shaqiri, ku sipas të dhënave të ardhura nga komuna janë të evidentuar gjithsej në të gjithë territorin e komunës së Preshevës 730 fëmijë në moshë për të ndjekur nivelin parashkollor e nga ana tjetër vetëm 372 domethënë gjysma prej tyre janë të regjistruar aktualisht në të gjitha paralelet e entit parashkollor.

Përkundër numrit të nxënësve enti parashkollor si në qendër poashtu edhe në paralelet e saj plotëson të gjitha kushtet e nevojshme të fëmijëve dhe kërkohet vetëm që prindërit të jenë më të kujdesshëm me paraqitjen në kohë të fëmijëve.