Vrau gruan dhe katër të tjerë, burri nga Kalifornia pastaj vret edhe veten

Një burrë i armatosur nga Kalifornia vrau pesë vetë duke përfshirë edhe gruan e tij para se ta kthente armën në vete.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri fillimisht shkoi me gruan e tij në një biznes kamionësh, pak para orës 17.30, ku ai u përball me një burrë tjetër.

“I dyshuari, burri, qëlloi personin në kompaninë e kamionëve dhe më pas u kthye dhe qëlloi gruan e tij, pastaj e ndoqi dhe qëlloi një burrë tjetër i cili u shfaq”, kanë thënë autoritetet.

Sulmuesi pastaj shkoi në një shtëpi ku ai qëlloi dy njerëz të tjerë, është thënë më tej.