Qeveria miraton shndërrimin e FSK-së në Ushtri

=Tri ligjet e propozuara nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, për shndërrim të FSK-së në Ushtri të Kosovës janë miratuar në Qeverinë e Kosovës

 Tri ligjet e propozuara nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, për shndërrim të FSK-së në Ushtri të Kosovës janë miratuar në Qeverinë e Kosovës pa asnjë votë kundër.

Në mbledhje munguan ministrat serbë.

Propozohet zyrtarisht transformimi i FSK-së në Ushtri

11:15 - Është propozuar zyrtarisht transformimi i FSK-së në Ushtri nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë ai propozoi ndryshimin e tri ligjeve për FSK-në.

Me këto projektligje, sipas tij, FSK-ja merr detyra të reja dhe Ministria e FSK-së avancon në Ministri të Mbrojtjes.

Qeveria sot miraton shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Burime te gazetës “Koha Ditore”, kanë bërë të ditur se qeveria e Kosovës në mbledhjen e ftuar për ora 11:00 pritet ta miratojë vendimin për transformimin e FSK-së në Forcë të Sigurisë së Kosovës.

Koha Ditore ka kërkuar një konfirmim nga qeveria e cila nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet që gazeta ia ka drejtuar zyrës së kryeministrit përmes emailit.

Zyrtarë të Kosovës ka disa vite që kanë paralajmëruar transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Mirëpo faktori ndërkombëtar edhe pse e ka mbështetur këtë synim, ka rikujtuar dispozitat e Kushtetutës, sipas të cilave, një hap i tillë mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, që kërkon votat e dy të tretave të deputetëve dhe të deputetëve serbë, që e bën të pamundur këtë ndryshim.

Zyrtarët e Kosovës ndërkaq, kanë paralajmëruar se shndërrimin e FSK-së në Ushtri ta bëjë me ligj që nuk kushtëzohet nga dy të tretat e votave.