Thaçi përmes një konference për media ka thënë që procesi i cili është jashtëzakonisht i ndjeshëm mund të sjellë divergjenca pro apo kundër marrëveshjes, të cilat sipas tij janë plotësisht legjitime.
“Ju informoj edhe për angazhimet e ditëve të fundit për takimet, reflektimet dhe rrethanat e reja për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare”.
“E kam ritheksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi është në interesin e dy shteteve por në të njëjtën kohë ka ndikimim e vet pozitiv edhe në rajon nëse arrihet”.
“Procesi është jashtëzakonisht kompleks dhe i debatueshëm në rrafsh të gjërë, kështu që në kuadër të opinioneve të ndryshme së pari politike opinioneve të sinqerta mund të krijohen edhe divergjenca të ndryshme pro marrvëshjes apo kundër marrëveshjes”.
“Unë e respektoj si diçka legjitime por ajo që është me rëndësi është se të gjithë janë për dialog, negociata dhe të gjithë do ta mirëprisnin një marrëveshje që hap perspektivë të sigurt”.
Këto komente Thaçi i bëri pas një turi vizitash që bëri dy ditët e fundit në Podgoricë e Shkup.
“Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e demarkimit të kufirit. Korrigjimi i kufirit i mundëson Kosovës njohje nga Serbia, automatikisht, dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën si dhe njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së. Njohja nga Serbia nënkupton edhe heqjen e vetos ruse”, tha Thaçi.
“Të gjithë janë për dialog, të gjithë janë për negociata dhe të gjithë do ta mirëprisnin një marrëveshje”, shtoi ai.
“Mund të them që tanimë marrëveshja e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë çdo ditë e më tepër është duke marrë një përkrahje të gjerë”.
“Në të njëjtën kohë më lejoni të theksoj se nuk do të jetë proces fare i lehtë për ditët, javët dhe muajt e ardhshëm pasi do të kemi demarkimin e kufirit prej 430 kilometrash”.
“Nuk mund të ketë njohje pa përmbylljen e këtij procesi, korrigjimi i kufirit është i mundshëm dhe i siguron Kosovës njohje direkte nga Serbia”.