Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në një konferencë për shtyp se votim i në Parlamentin Evropian pro heqjes së vizave është tregues së konsensusi dhe bashkimi I brendshëm politik sjellë fitore për vendin.
Nga kjo, tha ai, duhet të marrim mësim edhe sa i përket dialogut me Serbinë për të arritur një marrëveshje finale të pajtimit dhe ecjes përpara në rrugën e integrimit.
Dialogu, tha Veseli ka për synim që të bëjë Kosovën anëtare të OKB-së, NATO-së dhe BE-së. Sa i përket konsensusit ai ka ftuar partitë opozitare që debatin ta vazhdojnë në Kuvend.
Kujtojmë se Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime.