Deponia e egër në B.L.Norçë shëndrrohet në park rekreativ (Foto, Video)

Bashkësia lokale Norçë është kyçur në ndërrmarrjen publike për grumbullimin e mbeturinave ‘’Moravica’’ ku pas kyçjes...

Bashkësia lokale Norçë është kyçur në ndërrmarrjen publike ‘’Moravica’’ ku pas kyçjes në këtë ndërrmarrje automatikisht është ndaluar hedhja e mbeturinave në deponin ilegale në këtë fshat.

Vendi ilegal i mbeturinave në këtë fshat me iniciativën e bashkësisë lokale dhe me kompaninë kontraktuese është pastruar ku dhe është siguruar një hapësirë edhe më e madhe e cila sipas planeve që ka bashkësia lokale do të shëndrrohet në një park rekreativ për të gjithë bashkfshatarët.

Ndërsa po në këtë vend kryetari i bashkësisë lokale në bashkëpunim me fshatarë të vullnetit të mirë kanë bërë edhe mbjelljen e 80 fidaneve në këtë vend ku dhe punimet e para për t’ja ndryshuar pamjen këtij vendi vetëm se kanë filluar, rtvaldi.com 

Kryetari i bashkësisë lokale Norçë z.Qazim Hasani në intervistën që zhvilluam ai na foli rrethë deponis ilegale si dhe kontributin e dhënë që ky vend të shëndrrohet në një vend krejtësisht tjetër ku dhe firma e cila e ka pastruar na ka dhuruar 80 fidane, si dhe falë kërkesës që i'a bëmë ndërmarrjes ‘’Buduqnost’’ kemi marrë edhe zhavorin i cili ka shërbyer për të rregulluar rrugën.

Apeli i z.Hasanit ishte edhe kyçja e të gjithë bashkfshtarëve të cilët kanë refuzuar që  N.P ‘’Moravica’’ të grumbulloj mbeturinat e tyre të jenë të vëmendshëm dhe ta rregullojnë këtë çështje sepse të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende të ndryshme do të sanksionohen, rtvaldi.com 

Bashkësia lokale Norçë në bashkëpunim me mërgimtarët e këtij fshati janë në bisedime për të formuar një fond përmes të cilit mjetet e grumbulluara në atë fond të shfrytëzohen për rregullimin e këtij fshati.