Sulm me armë në Kaliforni, vriten 5 persona

Sulm me armë në Kaliforni, vriten 5 persona

Një person i armatosur dhe i paidentifikuar ka vrarë gruan e tij dhe pesë njerëz të tjerë në Kaliforni përpara se t’ia merrte jetën edhe vetës, tha policia.

Nuk kishte asnjë informatë të mëhershme për atë që nga u nxitën të shtënat që ndodhën në një shtëpi dhe një biznes në Bakersfield, rreth 145 km në veri të Los Anxhelosit.

Sipas policisë, burri shkoi me gruan e tij në një kompani kamionash në qytet, raporton Al Jazeera, përcjell Klan Kosova.

Atje ai qëlloi dhe vrau një burrë dhe më pas ktheu armën nga bashkëshortja e tij dhe qëlloi, tha Sherifi i Qarkut.

Sulmuesi ndoqi dhe gjuajti një tjetër person që i doli përpara, pastaj shkoi në një shtëpi ku ai e vrau një burrë dhe një grua.

Sherifi shtoi se i gjithë incidenti ndodhi në 10 deri në 15 minuta, duke e përshkruar incidentin si një vrasje masive.